https://azalea-aesthetic.com/wp-content/uploads/2024/01/header-scaled.jpg
https://azalea-aesthetic.com/wp-content/uploads/2024/01/header-scaled.jpg

POLITIKA E PRIVATËSISË SË UPTC SH.P.K.

UPTC sh.p.k i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së privatësisë suaj, prandaj dëshirojmë t’ju informojmë mbi llojin e të dhënave që mbledhim për ju, si i përpunojmë, ruajmë, mbrojmë apo i shpërndajmë ato, si dhe të drejtat tuaja gjatë këtij procesi.

Ligjshmëria e mbledhjes & përpunimit të të dhënave

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet nga UPTC shpk në konsideratë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në veçanti Nenit 35, konventave të ratifikuara nga shteti shqiptar, Ligjit Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", akteve të dala në bazë dhe për zbatim të tij, si dhe kuadrit tjetër ligjor dhe rregullator që kërkon mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale.

Në hartimin dhe aplikimin e Politikës së Privatësisë, UPTC shpk ka konsideruar gjithashtu Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr. 2016/679 të Bashkimit Evropian.

Nën frymën e kësaj kornize rregullatore dhe sipas standardeve të pranuara tregtare, mbledhja dhe përpunimi i të dhënave nga UPTC është legjitim nëse:

a) Keni dhënë pëlqimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale për një ose më shumë qëllime dhe ky pëlqim mund të jetë shkresor, elektronik ose me çdo lloj forme ose mekanizmi që shpreh vullnetin tuaj.

b) Bëhet për lidhjen e një kontrate ose marrëdhënieje, në të cilën do të jeni palë.

c) Kryhet në zbatim të detyrimeve ligjore.

d) Bëhet për mbrojtjen e interesave jetësore të individëve.

e) Kryhet për përmbushjen e detyrave në interes të publikut ose në ushtrimin e detyrave zyrtare në cilësinë e kontrolluesit.

f) Kryhet për ushtrimin e të drejtave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, përjashtuar rastet kur vijnë në kundërshtim me të drejtat themelore.

Lloji i të dhënave që mblidhen

UPTC shpk mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale, si emër, atësi, mbiemër, datëlindje, vendlindje, vendbanim, ID ose pasaportë, numër personal, moshë, gjini, të dhëna shëndetësore dhe sensitive, fotografi, e-mail, numër telefoni dhe të dhëna të tjera të ngjashme, kur nëpërmjet kësaj faqeje ju aplikoni dhe i regjistroni personalisht këto të dhëna në formularë dhe aplikacione për një ose disa qëllime, siç përcaktohet në këtë politikë.

Po kështu, UPTC shpk mbledh dhe përpunon të dhëna lidhur me përdorimin e faqes sonë, si për shembull interesin që shfaqni mbi çështje të caktuara gjatë lundrimit në faqe, nëpërmjet adresës IP të kompjuterit apo celularit që keni përdorur, apo duke përdorur cookies dhe mjete të ngjashme gjurmuese të mbledhjes automatike.

IP, ose Protokolli i Internetit, është një numër që ka browser-i i kompjuterit kur ju aksesoni internetin dhe sigurohet automatikisht nga serveri i internetit. IP nuk përbën domosdoshmërisht informacion të identifikueshëm, pasi persona të ndryshëm mund të aksesojnë të njëjtin kompjuter nëpërmjet internetit.

Cookies janë skedarë të vegjël që vendosen në browser-in tuaj kur vizitoni faqen e UPTC shpk, të cilat mundësojnë njohjen e browser-it tuaj dhe mbledhin e ruajnë informacion mbi shërbimet që keni përdorur ose çështjet për të cilat keni shfaqur interes. Mjete të tjera teknologjike gjurmuese, si web beacons, janë skedarë të vegjël grafikë të vendosur në faqen e internetit ose në email, të përdorur kryesisht për të monitoruar aktivitetin dhe për të dhënë informacion tek serveri qendror.

Qëllimi i mbledhjes & përpunimit të të dhënave

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet me qëllim që:

a) Të bëhet lënia e takimit dhe ose regjistrimi dhe çelja e kartelës për të kryer vizitë ose trajtim mjekësor dentar apo estetik.

b) Të kryhet diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor dentar ose estetik.

c) Të bëhet kontaktimi për arsye mjekësore në kuadër të vazhdimit të procedurave mjekësore.

d) Të konkludohet një aplikim dhe ose kontratë e vlefshme për të përfituar një nga produktet ose shërbimet tona.

e) Të identifikohen çështje dhe problematika lidhur me produktet ose shërbimet apo të trajtohen ankesat dhe të përmirësohen shërbimet.

f) Të përmbushen detyrimet ligjore, rregullatore dhe ose kontraktore.

g) Të trajtohen detyrimet në vonesë apo të drejtat e tjera ligjore ose kontraktore nga institucioni ynë ose në bashkëpunim me palë të treta apo institucionet ligjzbatuese.

h) Të kryhen kërkime shkencore, statistikore, analiza dhe pyetësorë.

i) Të personalizohen dhe promovohen për ju produktet ose shërbimet apo çështjet për të cilat keni shfaqur ose mund të shfaqni interes, si dhe komunikimi dhe ofrimi i informacionit të rëndësishëm mbi shërbimet dhe produktet e kompanisë, mbi të rejat, ndryshimet dhe ofertat e ndryshme, përfshirë marketingun digjital.

j) Të komunikojmë me ju edhe për arsye të tjera sipas kërkesës ose njoftimit tuaj.

Shpërndarja dhe transferimi i të dhënave

UPTC shpk mund të shpërndajë të dhënat tuaja tek kompanitë e të njëjtit grup, përfshirë kompaninë mëmë dhe filialet. Në rastin e ndryshimit të kontrollit që mund të rezultojë, për shembull, nga shitja, bashkimi, paaftësia paguese, falimentimi ose raste të ngjashme, UPTC shpk rezervon të drejtën të shpërndajë të dhënat tuaja tek pala që përfiton kontrollin. Në një situatë të tillë, të gjitha të dhënat do të trajtohen në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë, përveç rasteve kur ndryshimet bëhen sipas seksionit mbi ndryshimet e Politikës së Privatësisë dhe ose në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Po kështu, UPTC shpk bashkëpunon me palë të treta dhe kontraktorë që e ndihmojnë në ofrimin, menaxhimin dhe trajtimin e produkteve dhe shërbimeve, ose e asistojnë në veprime operative mbi faqen e web-it, veprime teknologjike, analizimin e të dhënave, kryerjen e kërkimeve, statistikave, shpërndarjen e e-mail-eve, reklamimin dhe promovimin. Nëpërmjet kontratave respektive, institucioni ynë u ka kërkuar këtyre palëve të mos përdorin apo reklamojnë të dhënat tuaja për qëllime të ndryshme nga ato që nevojiten për realizimin e kontratës së lidhur ndërmjet palëve.

Shpërndarja e të dhënave tuaja mund të bëhet edhe tek autoritetet zyrtare ose palë të treta në rastet:

a) Për përmbushjen e detyrimeve ligjore.

b) Kur publikimi bëhet për mbrojtjen e sigurisë tuaj ose të personave të tjerë, mbrojtjen e interesit publik në sektorin e shëndetit publik, hetimin dhe shmangien e mashtrimeve apo rreziqeve të tjera.

c) Për trajtimin e detyrimeve në vonesë apo mbrojtjen e të drejtave tona të tjera ligjore ose kontraktore, nga institucioni ynë ose në bashkëpunim me palë të treta apo institucionet ligjzbatuese, apo në rast të transferimit ose cedimit të të drejtave dhe detyrimeve tek një palë e tretë.

d) Në raste të veçanta si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve apo rreziqeve ndaj personit, pasurisë ose në mbrojtje të të drejtave themelore.

e) Autoriteteve publike dhe shëndetësore kur kërkohet me ligj.

f) Organeve publike ose private për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore.

g) Specialistëve të tjerë për këshilla të nevojshme për kryerjen e shërbimit shëndetësor të kërkuar.

h) Mjekut zëvendësues ose bashkëpunëtor, palëve të treta dhe kontraktorëve me të cilët shoqëria bashkëpunon, përfshirë atyre promocionale.

Të dhënat nuk do të transferohen në një vend të tretë ose në një organizatë ndërkombëtare jashtë kushteve të parashikuara në këtë pikë.

Faqja jonë mund të ketë lidhje me faqe të tjera, të cilat zbatojnë politikat e tyre të privatësisë. UPTC shpk nuk transferon të dhënat tuaja tek këto faqe, por duhet të mbani parasysh të rishikoni politikat e tyre të privatësisë, pasi UPTC shpk nuk garanton mënyrën si këto faqe mbledhin dhe përpunojnë të dhënat tuaja.

Siguria & afati i ruajtjes së të dhënave

Për sigurinë e të dhënave personale, institucioni ynë ka ngritur dhe zbaton mjete dhe sisteme teknologjike që parandalojnë aksesin e paautorizuar, përpunimin e paligjshëm, humbjen ose shkatërrimin e tyre dhe sigurojnë konfidencialitetin e të dhënave. Megjithatë, ju duhet të konsideroni rreziqet që mund të vijnë si pasojë e sulmeve të jashtme kibernetike, të cilat qëndrojnë jashtë vullnetit dhe mundësisë së UPTC shpk për t'i shmangur ato.

Të dhënat tuaja do të ruhen për një periudhë nga 5 deri në 20 vjet, për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit të përpunimit dhe kërkesave ligjore, duke përfshirë:

a) Realizimin e qëllimit dhe natyrës për të cilën ato janë mbledhur.

b) Realizimin e marrëdhënies kontraktore.

c) Përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore.

d) Zgjidhjen e konflikteve apo çështjeve gjyqësore.

e) Ushtrimin e të drejtave themelore.

f) Mbrojtjen e interesit publik.

g) Arkivimin për qëllim publik, shkencor ose historik.

Të drejtat tuaja

Në çdo kohë ju keni të drejtë të aksesoni informacion mbi të dhënat që janë mbledhur dhe përpunuar për ju, të kërkoni korrigjimin, azhornimin, kufizimin e përpunimit në raste të përcaktuara me ligj, ndalimin e përpunimit të mëtejshëm dhe ose fshirjen e këtyre të dhënave kur përpunimi i tyre nuk është më i nevojshëm ose kur keni tërhequr pëlqimin për përpunimin e tyre.

Megjithatë, fshirja e të dhënave nuk mund të realizohet nëse ekziston ndonjë nga shkaqet e cituara në seksionin e sigurisë dhe afatit të ruajtjes së të dhënave. Gjithashtu, duhet të mbani parasysh se në aspektin teknik dhe teknologjik është e pamundur fshirja e çdo regjistrimi të ruajtur në serverin tonë.

Në ushtrimin e të drejtave tuaja, keni mundësi të zgjidhni tërheqjen nga marrja e komunikimeve, email-eve, publikimeve mbi produktet ose shërbimet e UPTC shpk, apo njoftimeve të tjera reklamuese, duke u çregjistruar nga linku ose duke anuluar opsionet për marrjen e njoftimeve dhe publikimeve.

Të drejtat e lartpërmendura mund t'i ushtroni duke paraqitur kërkesë zyrtare pranë UPTC shpk në adresën që jepet në këtë faqe, ose duke e paraqitur këtë kërkesë në [email protected], ose duke telefonuar në numrin +355676084446. Me marrjen e kërkesës suaj, strukturat respektive të UPTC shpk do ta vlerësojnë atë dhe do t'ju njoftojnë për veprimet e ndërmarra.

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve

UPTC shpk mbledh dhe përpunon të dhëna dhe informacione të fëmijëve për arsye shëndetësore vetëm në përputhje me kërkesat ligjore dhe angazhohet në mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Kontaktimi i UPTC shpk mbi çështjet e privatësisë dhe të dhënave tuaja

Për çdo pyetje, paqartësi, kërkesë apo ankesë lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja, ju mund t'i drejtoheni UPTC shpk në adresat dhe kontaktet si më poshtë:

Zyrën Qendrore të UPTC shpk me adresë: Lagjia Loni Dhamo, Lushnje, Shqipëri.

Në të gjitha degët e UPTC shpk në Shqipëri.

Adresa e-mail: [email protected]

Tel/Cel: +355676084446

Me marrjen e kërkesës suaj, strukturat respektive të UPTC shpk do ta vlerësojnë atë dhe do t'ju njoftojnë për veprimet e ndërmarra. Nëse mendoni që çështjet dhe problematikat e paraqitura nga ju mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur, ju keni të drejtë t'i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në linkun http://www.idp.al, ose më tej organeve të tjera të drejtësisë.

Ndryshimi i politikës së privatësisë

UPTC shpk rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë dhe produktet ose shërbimet që ofrohen. Këto ndryshime do të bëhen efektive në datën e publikimit të tyre në këtë faqe, ose nëpërmjet njoftimit me e-mail, ose me çdo mjet tjetër të mundshëm komunikimi.

Përdorimi i kësaj faqeje edhe pas ndryshimeve të Politikës së Privatësisë konsiderohet miratim nga ana juaj e këtyre ndryshimeve. Ne inkurajojmë rishikimin periodik të Politikës së Privatësisë me qëllim azhornimin tuaj me ndryshimet dhe praktikat më të reja. Nëse ju nuk pranoni kushtet e kësaj Politike, ju nuk mund të vazhdoni më tej në këtë faqe.

Na kontaktoni

+355 67 608 4446

bt_bb_section_top_section_coverage_image
Need Help? Chat with us